Home / Kryesoret / A do të ndodhë bashkëpunimi mes Thaçit dhe Selës, bashkë 5 deputetë?!

A do të ndodhë bashkëpunimi mes Thaçit dhe Selës, bashkë 5 deputetë?!

Paralajmërimi i kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi se do të jetë i hapur të bashkëpunojë edhe me Aleancën për Shqiptarët, nëse kjo e fundit heq dorë nga BDI, nga radhët e këtij koalicioni, gjegjësisht LR-PDSH nuk është komentuar fare.

Përfaqësues të lartë të këtij koalicion theksuan për INA se nuk duan të komentojnë këto deklarata në këtë periudhë, kur ka prioritete të tjera. Por struktura më të ulta partiake edhe nga PDSH por edhe nga LR-PDSH thonë se bashkimi bën fuqinë, andaj në rast se do të ndodhte një bashkëpunim i tillë në këtë konstelacion, atëherë do të jenë 5 deputetë.

Por kjo vështirë do të arrihet pasi që dihen raportet e acaruara dhe inatet e kahmotshme nga ndarja. Ndërsa pengesë do të ishte edhe Vesel Memedi i RDK-së, i cili vështirë do të shihej në kombinatorikën me Thaçin. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *