Home / Lajme / Botë / A përjetojnë më rëndë ndarjen femrat apo meshkujt

A përjetojnë më rëndë ndarjen femrat apo meshkujt

Ndoshta keni menduar se zemrat e meshkujve janë të pathyeshme dhe ata janë më pak të ndjeshëm në gjëra se femrat, por shkencëtarët kanë dalë me të dhëna interesante.

Nëse një femër e ka braktisur ndonjëherë një mashkull, i cili sinqerisht e ka dashur, duhet t’a dini se ajo, tek ai, ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkencëtarët thonë se femrat me kohë mësohen se si të merren me ndarje dhe më lehtë ecin tutje, në krahasim me gjininë më të fortë.

Edhe për meshkujt është provuar se vuajnë edhe nëse nuk e tregojnë hapur ose nëpërmjet rrjeteve sociale. Studimi gjeti se ferri përmes të cilit ata kalojnë, pas ndarjes me një femër, është më i keq sesa ai i anës së kundërt.

Studimi është kryer në dy mijë meshkuj dhe femra të divorcuar, dhe gjeti se gjinia e fortë nuk u “shërua” as pas më se 6 deri 9 vitesh nga ndërprerja e një lidhje të rëndësishme.

Gratë, në anën tjetër, me kohë ndjehen më mire edhe pse është dëshmuar se ndarja ndikon tek to shumë më keq në fillim.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *