Home / Lajme / Maqedoni / AAG reagon kundër dhunës së ushtruar ndaj grave në Parlamentin e Maqedonisë

AAG reagon kundër dhunës së ushtruar ndaj grave në Parlamentin e Maqedonisë

Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) dënon fuqishëm dhunën e përgjakshme gjatë ngjarjeve të mbrëmshme  e manifestuar nga ana e protestuesve maqedonas mbi deputetët dhe gazetarët në ambientin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për më tepër “shprehim kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën e ushtruar  ndaj grave deputete”,

“Kërkojmë nga institucionet relevante shtetërore që në afat sa më të shkurtë të ndërrmarin të gjitha masat më të rrepta kundët dhunuesve  që një gjë e tillë kurrë të mos përsëritet. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të veprojnë në mënyrë të shpejtë dhe të ndërmarrin masat më të rrepta kundër dhunuesve të egër. AAG, po ashtu, fton qytetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve eventuale gjatë ditëve në vijim”, thuhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *