Home / Shëndeti / Aborte të përsëritura

Aborte të përsëritura

Aborti spontan përkufizohet si ndërprerje e shtatzënisë e cila ndodh deri në javën e 20 gestatike, dhe si nxjerrje e embrionit apo fetusit nga mitra. Ky lloj aborti ndodh tek 10-20% e rasteve të aborteve.

Për të filluar me analizën e detajuar të shkaqeve të aborteve të përsëritura, Dr. Ana Kacarska, gjinekologe, obstetër në spitalin klinik “Acibadem Sistina” thekson se është e nevojshme që të ndodhin tre aborte, të cilat nuk është e thënë që të jenë të njëpasnjëshme.

Simptomat

Simtomat më të zakonshme janë: gjakderdhje vaginale, kontraktime, shtrëngim i mitrës, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Për vënien e diagnozës  duhet kryer kontroll gjinekologjik, për të parë nëse gjakderdhja është serioze dhe më pas bëhet eko me ultratingull për të parë gjendjen e fetusit dhe të placentës.

Shkaqet

Ekziston një numër i madh shkaqesh që bëjnë të mundur shfaqjen e abortit spontan, dhe pikërisht për këtë arsye këshillohet që çdo grua e cila ka vendosur të mbetet shtatzënë të drejtohet tek mjeku gjinekolog dhe të kryej shqyrtimet bazë në mënyrë që të ketë një pamje të qartë të gjendjes së saj shëndetësore. Infeksionet janë një faktor potencial i aborteve dhe i lindjeve të parakohshme. Gjatë pranisë së infeksionitë është e nevojshme që të dy partnerët të marrin terapi. Sistemi urogjenital tek gruaja formohet rreth javës së 6 të shtatzënisë, dhe që atëherë mund të shkaktohen anomali kongjenitale, me dy brirë (me dy ndarje) apo mitër jo e plotë.  Defektet e marra janë miomat në mitër dhe polipet endometriale. Trombofilet janë çrregullime në sistemin e koagulimit të pacientes, ato mund të jenë të lindura dhe të fituara. Ato janë edhe shkak i presionit të lartë të gjakut në shtatzëni dhe i ndalimit intrauterinës.  Një shkak shumë i rëndësishëm i shfaqjes së abortit në tremujorin e parë është edhe predispozicioni gjenetik. Shkak i aborteve të përsëritura mund të jetë edhe prishja e funksionit të tiroides, mos rregullimi i diabetit, sindromi policistik ovarial, çrregullime të stilit të jetesës. Në grupin e rrezikut bëjnë pjesë edhe pacientët me funksion të reduktuar ovarial.

Informacione

Informacione të rëndësishme për të cilat ka nevojë të dijë mjeku gjinekolog, është nëse pacientja më parë ka qenë shtatzënë, si ka përfunduar ajo shtatzëni, nëse ka pasur abort apo lindje të parakohëshme? Nëse shtatzënia ka përfunduar me abort, është e e rëndësishme të dihet se në cilën javë të shtatzënisë ka ndodhur aborti.Nëse bëhet fjalë për aborte të shpeshta gjatë tremujorit të parë, shkak për këtë janë çrregullimet gjenetike, anomalitë kromozomale apo trombofilet. Anomalitë e mitrës shkaktojnë abort në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Nëse abortet ndodhin gjatë tremujorit të parë dhe janë të shpeshta, atëherë ekziston mundësia të bëhen ekzaminime gjenetike nga materiali i abortuar, ose të dy partnerët të bëjnë kariotip nga gjaku periferik.

Trajtimi

Ky lloj aborti kërkon qasje multidisiplinare dhe një varg ekzaminimesh. Pas marrjes së rezultatit jepet terapia ose bëhen intervenimet e përshtatshme minimalisht invazive të cilat shërbejnë për menjanimin e keqformimeve anatomike kongjenitale të cilat kanë qenë shkak i abortit. Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ju mund të bëni të gjitha testet e nevojshme, në mënyrë për të zbuluar shkaqet e shfaqjes së abortit dhe parandalimin e përsëritjes së tij.

Ekzaminimet

Zakonisht, pas abortit të parë, rekomandohet kryerja e disa ekzaminimeve shtesë tek pacientja.  Janë të nevojshme kontrolle të rregullta dhe një periudhë 6 mujore deri në shtatzëninë e ardhshme. Në rast se abortet janë të përsëritura, është i nevojshëm mendimi i ekspertëve për të përcaktuar shkakun dhe planin e trajtimit individual.

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *