Home / Kryesoret / Ademi: BDI t’i thotë lamtumirë përgjithmonë VMRO-së

Ademi: BDI t’i thotë lamtumirë përgjithmonë VMRO-së

Krijimi i krizës brenda qeverisë së OBRM-PDUKM-së me largimin e ministrave të BDI-së duhet të jetë hap i parë i ndarjes së partisë së Ahmetit nga politika destruktive e Nikolla Gruevskit, vlerëson analisti Visar Ademi. Kjo, sipas Ademit mund t’i hapë rrugën krijimit të qeverisë së re dhe zbatimin e parimeve për të cilat angazhohet shumica e re parlamentare.

“Unë besoj se kam bindjen që vlerat të cilat i propagandon shumica parlamentare si kthimi i sundimit të ligjit, kthimi i institucioneve te qytetarët dhe mos-mbajtja peng e tyre nga partitë politike, janë vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Nuk mundet të luftohen në qoftë se ju jeni pjesë e Qeverisë. Ato duhet të shkatërrohen përfundimisht nga rrënja. BDI-ja nuk ka se çfarë kërkon në mbarëvajtjen e këtij lloj sistemi i cili është i kalbur nga thelbi. Në qoftë se ata mendojnë se nëpërmjet të mbajtjes së sistemit kanë kontroll dhe nuk krijojnë krizë qeveritare, unë besoj që duhet përfundimisht të ndahen dh eta izolojnë VMRO-DPMNE-në e cila ka qenë kreatori dhe ideatori i kësaj politike që na ka kthyer përsëri vite mbrapsht dhe mendoj që përfundimisht duhet t’i japin lamtumirën e fundit këtij sistemi”, deklaroi Visar Ademi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *