Home / Kryesoret / Afera “Telekom”, drejtorët dakordohen ti paguajnë gjobat

Afera “Telekom”, drejtorët dakordohen ti paguajnë gjobat

Komisioni amerikan për letrat me vlerë deklaron se ish-drejtorët e “Maxhar Telekomit”, Eleg Shtraub dhe Andras Balog janë pajtuar të paguajnë gjobë në të holla dhe masën e ndalesës për kryerje të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqatat aksionare për pesë vitet e ardhshme pas akuzave se u kanë paguar ryshfet politikanëve të Maqedonisë që të pengojnë konkurrencën në treg, transmeton Gazeta Express.

Shtraub do të paguajë 250.000 dollarë, ndërsa Balog gjobë prej 150.000 dollarësh. Gjobë prej 60 mijë dollarësh do të paguajë edhe Tomas Morvai që akuzohet se falsifikoi të dhënat për kompaninë. Në 2001, “Maxhar Telekom” u dakordua të paguajë një gjobë prej 95 milionë dollarësh, me kusht që të ndërpritet procedura kundër kompanisë dhe pas kësaj Komisioni për letra me vlerë atëherë ngriti procedura kundër drejtorëve. Sipas dëshmitarit, Sllobodan Bogoevski, nga ryshfeti i “Maxhar Telekomit” kanë përfituar politikanë  të lartë në Maqedoni, që i mundësuan kompanisë pozicionin e liderit në tregun e telekomunikimeve. Bogoevski akuzon ish-kryeministrin Buckovski, ish-liderin e LSDM-së, Cërvenkovskin, liderin e BDI-së, Ahmetin dhe funksionarët, Musa Xhaferin e Abdylhadi Kasamin, madje thotë se në këtë rast është përfshirë edhe VMRO përmes ish-ministres Jankullovska dhe ish-shefit të DSK-së, Mijallkovit, të cilët, sipas Bogoevskit, kanë kërkuar ryshfet që afera të mbyllet. BDI i ka quajtur akuzat si konstruksion, ndërsa VMRO ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast. Ahmeti dhe Xhaferi kanë ngritur tashmë edhe një padi ndaj Bogoevskit për dëshminë e dhënë para gjykatës amerikane, duke kërkuar dëmshpërblim për akuzat e rrejshme. Pas publicitetit të madh në Amerikë,  edhe Prokuroria e Maqedonisë hapi lëndë për rastin “Maxhar Telekom”, por duke hetuar vetëm drejtuesit e kompanisë në vend. Lëndën e ka kërkuar edhe Prokuroria Publike Speciale, por Këshilli i Prokurorëve deri tani nuk ia ka dorëzuar këtë rast, me arsyetimin se i njëjti ende është në procedurë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *