Home / Lajme / Rajon / Agim Çeku: S’mund ta presim gjatë Listën Serbe për Ushtrinë
Kosovos's Prime Minister Agim Ceku gestures as he speaks during a press conference in Moscow, 30 November 2006. Agim Ceku held talks with a top Russian parliamentarian today at the start of a landmark Moscow visit aimed at reducing Russian opposition to the province's independence bid from Serbia. AFP PHOTO / DENIS SINYAKOV (Photo credit should read DENIS SINYAKOV/AFP/Getty Images)

Agim Çeku: S’mund ta presim gjatë Listën Serbe për Ushtrinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, e quan shumë të nevojshëm themelimin e ushtrisë së Kosovës. Ai thotë se vendi ka nevojë për të dhe se as Lista Serbe nuk duhet pritur gjatë për ta lejuar një proces të tillë. Çeku e sheh të arsyeshme që të shteren të gjitha mundësitë që Lista Serbe të bindet se shndërrimi i FSK-së në ushtri është edhe në të mirën e tyre. Por, sipas tij, Lista Serbe nuk mund ta mbajë peng formimin e ushtrisë.

Deputeti i PDK-së, Agim Çeku, në një prononcim për Gazetën Express, të martën, tha se gjatë këtij procesi kur po flitet për formimin e ushtrisë, të gjithë akterët relevantë së bashku me ndërkombëtarët, duhet të jenë shumë aktivë që ta bindin Listën Serbe.

“Mendimi im është, por mendoj se është edhe mendimi i institucioneve që të bëhet çdo përpjekje që Listës Serbe t’i japin çdo sqarim të nevojshëm që ata të pranojnë, të dakordohen duke ia dhënë votën e tyre ndryshimeve kushtetuese dhe gjithashtu duhet të jemi transparentë që faktorët ndërkombëtarë ta shohin dhe bashkërisht me ta të bëjmë përpjekje. Dhe në qoftë se shihet definitivisht që ata nuk kanë vullnet që ta votojnë atëherë duhet të merren në shqyrtim opsionet tjera”, u shpreh Çeku.

Lista Serbe vazhdimisht është shprehur kundër formimit të ushtrisë. Madje qëndrimin e tyre e dhanë edhe pas kthimit në institucione kur i bojkotuan ato gati 6 muaj.

Ishte deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq që tha për Express-in se subjekti i tyre as që ka interes të bisedojë për ushtrinë. Në lidhje me këtë Çeku konsideron se duhet shkuar edhe në vendbanimet serbe dhe që atyre t’u sqarohet roli dhe misioni i FSK-së dhe se ky proces është në të mirën e tyre.

“Ne duhet të jemi shumë aktivë në këtë aspekt dhe të bëjmë çdo gjë që është e mundshme. Ne, institucionet tona, partnerët tanë ndërkombëtarë duhet që vërtet të bisedojnë me ta, të shkohet në vendbanimet e tyre, t’i japim sqarimet e ndryshme, për natyrën, rolin dhe misionin dhe parimet mbi të cilat do të ndërtohet FSK-ja. Duhet të jemi shumë aktivë që t’i bindim ata se ky proces është edhe në të mirën e tyre”, sqaroi Çeku për Express-in.

Por nëse as kjo formë e dialogut nuk funksionon dhe se Lista Serbe nuk do të ndryshoje qëndrim as pas kësaj, sipas ish-komandantit të UÇK-së, nuk duhet pritur gjatë dhe të shikohen opsionet tjera.

“Duhet t’i shterim të gjitha mundësitë, të bëhet një plan i veprimit dhe ai plan i veprimit duhet të realizohet, por nëse nuk jep rezultat, atëherë duhet të ulemi me partnerët tanë ndërkombëtarë t’i shohim opsionet tjera. Ne s’duhet të mbetemi peng i askujt, procesi duhet të vazhdojë. Kosova ka nevojë për ushtri dhe ajo duhet të ndodhë”, tha ndër tjerash deputeti i PDK-së.

Presidenti Thaçi u tërhoq nga iniciativa e tij që ushtria të bëhej përmes ligjit dhe jo ndryshimeve kushtetuese, pas presionit që pati nga ndërkombëtarët./D.K/GazetaExpress/

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *