Home / Lajme / Maqedoni / Agim Nuhiu: Policia nuk reagoi si duhet andaj huliganët hynën në Kuvend

Agim Nuhiu: Policia nuk reagoi si duhet andaj huliganët hynën në Kuvend

Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ka folur për ngjarjet e djeshme në Kuvend ku si pasojë e përleshjes së protestuesve brenda godinës u plagosën 109 persona. Në një lidhje telefonike për “News24” Agim Nuhiu tha se situata u përshkallëzua pasi policia nuk reagoi në mënyrë të shpejtë dhe efikase, ndërsa pranoi se në strukturat e policisë ka interesa poltike.

“Grupet të caktuara kanë shkaktuar incidente dhe dhunë ndaj deputeteve në Parlament. Si ministër i Brendshëm ndaj besimin se policia nuk ka reaguar në mënyrë të shpejtë dhe efikase, pasi në strukturat e policisë ka ndikime të interesit politik. Kam konsideruar që policia të marrë të gjitha masat që të bëhet evakuimi i deputeteve dhe t’i nxjerrim nga Kuvendi. Kemi futur edhe kontrollet e brendshme për kontrollin e policisë”- tha Nuhiu.

Çfarë masash po merren ndaj personave që shkaktuan dhunën?

Ne jemi duke identifikuar të gjitha faktet dhe provat dhe të gjithë do dalin para drejtësisë.

Si arritën protestuesit të hyjnë ne Kuvend?

Policia në momentet e para nuk reagoi në mënyrën e duhur. Nëse policia do reagonte në momentet e para nuk do ndodhte kjo situatë dhe nuk do përshkallëzohej.

Flitet që protestuesit po qëndrojnë para Kuvendit dhe kanë ngritur çadra, është e vërtete?

Po kemi informacione që protestuesit kanë ngritur çadra dhe janë para Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *