Home / Lajme / Maqedoni / Agjencia e Ushqimit: Në Maqedoni s’ka produkte të “Perutninas” me salmonelë

Agjencia e Ushqimit: Në Maqedoni s’ka produkte të “Perutninas” me salmonelë

Në Republikën e Maqedonisë nuk janë importuar përpunime të mishit nga prodhuesi “Perutnina” nga Ptuji i Sllovenisë, me datë prodhimi për të cilën Ministria kroate e Bujqësisë mbrëmë ka urdhëruar tërheqje nga tregu i Republikës së Kroacisë për shkak të pranisë së përcaktuar të bakterit salmonela, njoftoi MIA.

Siç kumtoi Agjencia e Ushqim dhe Veterinerisë (AUV), në bazë të kontrollit të bërë nga ekipet kujdestare inspektuese është vërtetuar se përmes Sistemit për raportim të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë të Bashkimit Evropian (RASSF), nuk është marrë notifikim se një dërgesë e pasigurt e këtij lloji është plasuar në tregun e Maqedonisë.

Përmes sistemit RASSF, shton AUV, nuk ka notifikim se në tregun e Republikës së Maqedonisë janë plasuar produktet e ekonomisë bujqësore Orehovec nga Kroacia, produktet e të cilëve gjithashtu janë tërhequr nga tregu kroat, për shkak të pranisë së përcaktuar të salmonelës,

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *