Home / Kryesoret / Agm Nuhiu: Policia po tenton të hap një kordon për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët e ngujuar

Agm Nuhiu: Policia po tenton të hap një kordon për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët e ngujuar

Agm Nuhiu për Alsat konfirmoi se policia po tenton të hap një kordon për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët e ngujuar.

“Unë dua të saktësoj për opinionin se ne me kohë themeluam një shtab, kam emëruar person përgjegjës. Vlerësimet e mia të para janë se policia nuk ka qenë në nivelin e duhur për të realizuar planin që kishim hartuar më parë. Megjithatë policia aktualisht është në godinën e Kuvendit dhe po bën përpjekje për të nxjerr  nga kuvendi deputetët dhe gazetarët”, tha Nuhiu.

Nuhiu tha se situata po normalizohet, është drejt qetësimit. Ai konfirmoi se ka deputetë, gazetarë dhe përfaqësues të policisë të lënduar nga protestuesit. Sipas tij policia dalëngadalë po kthen nën kontroll situatën dhe pas pak pritet edhe evakuimi i deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në Kuvend. Ai paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi për intervenimin e vonshëm të policisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *