Home / Kryesoret / Ahmeti, Gruevski dhe Zaev janë futur në labirint politik

Ahmeti, Gruevski dhe Zaev janë futur në labirint politik

Edhe pse edhe nga LSDM-ja edhe nga OBRM-PDUKM-ja kanë demantuar se kryetarët e partive Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev janë takuar, nga BDI janë të vendosur se takime të tilla ka pasur dhe se nga ata presin marrëveshje që do të rezultojë me zhbllokim të Kuvendit,

Nga ana tjetër LSDM-ja pret marrëveshje përfundimtare me BDI-në për të ndërmarrë hapa konkret për zhbllokimin e Kuvendi, për shkak se siç thonë, pa shumicë stabile kjo është e pamundur.

Liderët politkë për momentin janë në labirint politik, për shkak se është e paqartë kur dhe a do të ketë hapa konkret për zhbllokimin e punës së Kuvendit dhe ndërrim të pushtetit.

Bujar Osmani nga BDI deklaroi se ka pasur takime mes Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit, ndërsa sipas disa informacioneve të përhapura në media një ndër temat që është diskutuar mes tyre ka qenë edhe amnestimi i zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *