Home / Kryesoret / Ahmeti: Kur na thërret një çështje shumë e lartë si që është çështja shqiptare, aty jemi një

Ahmeti: Kur na thërret një çështje shumë e lartë si që është çështja shqiptare, aty jemi një

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në ngjarjen e zbulimit të pllakës përkujtimore në Kollare të Kërçovës, në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative të LPK-së ka thënë se “ajo që nuk ndryshon tek anëtarët e LPK-së është se kur i thërret një çështje shumë e lartë, si që është çështja shqiptare, pra aty jemi një dhe po guxon dikush të rrezikojë gjithë atë që e kemi ndërtuar si një trup i vetëm, aty jemi një”.

“Është një e vërtetë e madhe se LPK ka pasur njerëzit më sakrifikues dhe jo rastësisht arritëm që të fitojmë mbi një perandori të quajtur Jugosllavi, mendonim nga mjetet më të thjeshta për të organizuar rezistencë, por pala tjetër mendonte se teoria e jonë është e parealizueshme. Me fanatizëm të ruajmë atë që e kanë krijuar njerëzit e merituar. Ata njerëz sot nuk janë në mesin tonë dhe ne i nderojmë ata pikërisht duke nderuar vendet ku janë marrë vendimet e mëdha ku më vonë pasoi me një kryengritje deri në dëbimin e forcave pushtuese. Misioni jonë është mision i pambaruar, duhet të vazhdojë sepse kemi edhe shumë punë për të bërë…”, ka thënë Ahmeti, njofton Aktuale.mk..

Në këtë eveniment  morën pjesë figura të shquara të  Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës, nisur nga Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Xhevet Bislimi, Emrush Xhemajli, Guximtar Llabënishti, Petrit Mënaj, Musa Xhaferi, Gafut Elshani, Fatmir Arifi, si dhe shumë personalitete të tjera.

Ndryshe, në prill të vitit 1993, në fshatin Kollare, afër Kërçovës, u mbajt Mbledhja Konsultative e LPRK-se. Në mbledhje u diskutua rreth situatës aktuale politike kombëtare e ndërkombëtare, me theks të veçantë rreth gjendjes në Kosovë dhe në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *