Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: LPK-ja arriti të shkatërrojë një perandori të quajtur Jugosllavi

Ahmeti: LPK-ja arriti të shkatërrojë një perandori të quajtur Jugosllavi

Gjatë zbulimit të places përkujtimore në Kollare të Kërçoves mbajti një fjalim edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke rikujtuar veprimtarinë e hershme ilegale të kësaj organizate,

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative  të LPK-së ka thënë se, “kur ndiqeshim e përndiqeshim ne dinim të monitorojmë, promovojmë vlera e mendime të ndryshme, por çka nuk ndryshon tek anëtarët e LPK-së”: qëllimi para së gjithash dhe përnjëmend bëhen të gjithë bashkë kur i thërret një çështje shumë e lartë, si që është çështja shqiptare, pra aty jemi një dhe po guxon dikush të rrezikojë gjithë atë që e kemi ndërtuar si një trup i vetëm, aty jemi një”. “Është një e vërtetë e madhe se LPK ka pasur njerëzit më sakrifikues dhe jo rastësisht arritëm që të fitojmë mbi një perandori të quajtur Jugosllavi, mendonim nga mjetet më të thjeshta për të organizuar rezistencë, por pala tjetër mendonte se teoria e jonë është e parealizueshme. Me fanatizëm të ruajmë atë që e kanë krijuar njerëzit e merituar. Ata njerëz sot nuk janë në mesin tonë dhe ne i nderojmë ata pikërisht duke nderuar vendet ku janë marrë vendimet e mëdha ku më vonë pasoi me një kryengritje deri në dëbimin e forcave pushtuese. Misoini jonë është mision i pambaruar, duhet të vazhdojë sepse kemi edhe shumë punë për të bërë…”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *