Home / Kryesoret / Ahmeti: Shqipëria e Madhe, propagandë ruso-serbe

Ahmeti: Shqipëria e Madhe, propagandë ruso-serbe

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga fuqizimi i shqiptarëve dhe se përkundrazi stabiliteti në këtë shtet reflektohet edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.

 Kjo propagandë bëhet për t’i trembur joshqiptarët e që për qëllim ka ngecjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kështu ka thënë një ditë pas incidentit në Parlamentin e Maqedonisë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, për gazetën “Zëri”.

Ai u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që të kontaktojnë me të gjitha forcat politike në Maqedoni, jo vetëm ato shqiptare, në mënyrë që të gjitha kontradiktat që ekzistojnë nga hakmarrja të tejkalohen dhe të gjendet gjuhë e përbashkët në dobi të futjes së gjërave në binar dhe zgjidhjes përfundimtare të krizës.

Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren do t’i analizojnë së bashku me partnerët e tjerë, por një gjë është e sigurt – Talat Xhaferi duhet ta ushtrojë funksionin e tij si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duke thirrur edhe seancën e radhës e më pas të vazhdohet edhe me krijimin e qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *