Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti, Xhaferi dhe Nuhiu drejt spitalit ku qëndron Ziadin Sela

Ahmeti, Xhaferi dhe Nuhiu drejt spitalit ku qëndron Ziadin Sela

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti së bashkur me kryetarin e ri të Parlamentit, Talat Xhaferi dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Agim Nuhiun do ta vizitojnë pas pak liderin e LR-PDSh-së, Ziadin Sela në Qendrën Klinike në Shkup.

Këtë informacion e kanë konfirmuar burimet brenda BDI-së, të cilët theksuan se Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe ministri Agim Nuhiu do ta vizitojnë Selën në spital, për të parë gjendjen e tij nga dhuna e mbrëmshme që iu bë ndaj tij nga huliganët maqedonas.

Sot edhe sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari në konferencën e zakonshme që u mbajt në selinë e partisë në Tetovë, tha se Ziadin Sela është rrahur aq shumë sa që ai ka humbur ndenjat dhe ka dasht Zoti që ai të jetë gjallë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *