Home / Kryesoret / AKADEMI SOLEMNE KUSHTUAR MUHAMEDIT A.S – (VIDEO)

AKADEMI SOLEMNE KUSHTUAR MUHAMEDIT A.S – (VIDEO)

Në kuadër të Javës së Muhamedit A.S në ambientet e qendrës për kulturë në Tetovë është mbajtur akademi solemne “Mevludi Tradicional Muhamedi A.S pejgamber i mëshirës, njofton Televizioni Koha.

Në këtë solemnitet morrën pjesë mufti të muftinive të Bashkësisë Fetare Islame, kryetarja e komunës së Tetovës, imam nga muftinia e Tetovës si dhe shumë mysafirë të tjerë. Ky Manifestim filloi me lexim të Kuranit Famëlartë nga Hafiz Ibrahim Efendi Alija njëherit imam i xhamisë së Rinisë në Tetovë. Më pas të pranishmit i përshëndeti Muftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi,i cili tha se rruga e përsoshmërisë shpirtërore, rruga për ta ushqyer njeriu vetveten shpirtërisht moralisht, njerëzisht është rruga që drejtohet drejt Zotit, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe ky manifestim është përcjellur me një program të pasur fetarë dhe kulturorë ku mes tjerash është mbajtur edhe një një ligjëratë për pejgamberin Muhamedin A.S ,nga profesor Hysein Rizai në fund programi është përmbyllur me një pikë instrumentale të luajtur nga Hadis Sadiki. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *