Home / Kryesoret / Akademik Luan Starova dekorohet me dekoratën Legjion i nderit

Akademik Luan Starova dekorohet me dekoratën Legjion i nderit

Akademiku dhe shkrimtari Luan Starova është dekoruar nga presidenti i Republikës së Francës me dekoratën Legjioni i nderit. Ai është bartës edhe i dekoratës së lartë franceze Komandanti i arteve dhe i letërsisë nga viti 2000.

Këto dekarata i ndahen akademikut Luan Starova për kontributin e tij të madh në zhvillimin e marrëdhënieve Francë-Maqedoni në periudhën kur Starova ka qenë ambasadori i parë i Republikës së Maqedonisë në Francë, për kuptimin më të mirë të rajonit në vitet kritike të dekadës së fundit të shekullit të kaluar.

Starova ka shkaktuar vëmendje të veçantë në kulturën dhe letërsinë franceze me fillimin e publikimit të sagës së tij letrare ballkanike, tek botuesi “Fajar” dhe të cilën kritika letrare franceze e rendit në “romanet e mëdha evropiane”, e publikuar sot në njëzet gjuhë të botës.

Starova është anëtar i Akademisë evropiane, anëtar i rregullt në Akademinë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, anëtar i Akademisë Mesdhetare nga Napoli, anëtar nderi i Akademisë së shkencave të Shqipërisë, si dhe anëtar i shoqatës shkencore “Lajbnic” nga Berlini.

Dekorata Legjioni i nderit akademikut Starova do t’i dorëzohet në Shkup më 11 prill të vitit 2017.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *