Home / Lajme / Kronika e zezë / Makina përplaset me motorin, humb jetën një i ri

Makina përplaset me motorin, humb jetën një i ri

Një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan. Mesditën e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”, 61- vjeçari I.Sh., banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA 575 GB është përplasur me një motor me targa AP 200.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit Domeniko Muho, 27 vjeç banues ne Elbasan.

I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë, ku për shkak të gjendjes së rëndë ndërroi jetë pak më vonë.

Ndërkohë policia arrestoi drejtuesin e mjetit Ilir Shopi 61 vjeç, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *