Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ‘Golfi’ përplaset me kamionin, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ‘Golfi’ përplaset me kamionin, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, për pasojë janë plagosur 4 persona.

Një automjet tip “Golf” me targe AA 411 OU me drejtues shtetasin S.K është përplasur më një kamion tip “Benz” me targa AA 471 BP me drejtues shtetasin S.P banues në Mirditë në aksin rrugor Rrëshen-Thirrë, në vendin e quajtur Mashterkore.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen Golf”.

3 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse njëri nga të dëmtuarit ndodhet në Spitalin e Rrëshenit.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *