Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Tetovë, nëna me dy fëmijët e vegjël me plagë të rënda dërgohen në Shkup

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Tetovë, nëna me dy fëmijët e vegjël me plagë të rënda dërgohen në Shkup

Gjashtë persona u lënduan, tre prej tyre me lëndime të rënda përfshirë një nënë me dy fëmijët e saj të vegjël, dhe u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale në tri aksidente të ndara dje dhe sot që kanë ndodhur në rrugët e Tetovës, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Me katër persona të plagosur aksident i parë ndodhi sot ne ora 16 në në autostradën Gostivar-Tetovë. Në përplasje janë përfshirë tre automjete, makina e tipit BMW me targa të Gostivarit drejtuar nga G.G. (30), furgonit “Citroen” me targa nga Gostivari drejtuar nga SH.SH. (50) dhe pas përplasjes me makinën, furgoni u përplas me një kamion “FAP” që ishte në lëvizje dhe që nuk u ndal dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Me lëndime më të lehta e pësuan shoferi i BMW, ndërsa pasagjerët – gruaja e tij Z.G. (29) dhe dy fëmijët e vegjël, vajza katër vjeçare dhe djali shtatë vjeçar, pësuan lëndime të rënda.

Të gjithë janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa shoferi u lirua nga spitali, ndërsa gruaja e tij, dhe dy fëmijët për shkak të ashpërsisë së plagëve janë transferuar në klinikat në Shkup.

Aksidenti i dytë ka ndodhur dje në ora 15:40 në rrugën Tetovë – Jazhincë ku mbeti i lënduar djaloshi 11 vjeçar nga fshati Poroj. Ai u godit nga makina e tipit Golf me targa të Tetovës drejtuar nga B.SH. (25) nga Tearca. Shoferi i Golfit menjëherë e ka dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ai është mbajtur për trajtim.

Aksidenti tretë ka ndodhur mbrëmë në ora 21 në Nerasht. Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pëplasjes së dy makinave “Opel Vectra” me targa të Tetovës drejtuar nga S.A. (47) nga Nerashti dhe “Renault Clio”, po ashtu me targa të Tetovës drejtuar nga fqinji i tij H.E. (37). Nga ky aksident mbeti i lënduar pasagjeri 37-vjeçar të “Renault” i cili u dërgua në spital dhe pas ndihmës u lirua në shtëpi.

Policia e Tetovës ka kryer inspektimin në të gjitha aksidentet në fjalë dhe se po punohet në zbardhjen e plotë dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.

Gjithashtu lexo

Emigrantët më pak të mirëseardhur në Maqedoni, Mal të Zi, Hungari dhe Serbi

Emigrantët janë më së shumti të mirëseardhur në Islandë dhe në Zelandën e Re, ndërsa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *