Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident, marrin flakë dy makina

Aksident, marrin flakë dy makina

Dy automjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Muzinë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 04:30, në aksin rrugor Sarandë- Muzinë, mjeti tip “Kamion-Maune”, me drejtues 54- vjeçarin M.S., banues në Ferizaj, Kosovë, kishte ndalur për të fryrë gomën.

Në këto kushte i ka ardhur një mjet tjetër tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin kroat Ll.Y., 25 vjeç, duke e goditur në pjesën e karorcës.

Për shkak të përplasjes së Volkswagenit me rimorkion e kamionit, mjetet kanë marrë flakë të dy duke pësuar vetëm dëme materiale të pjesshme.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që vijojnë hetimet e mëtejshme.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *