Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident me katër të lënduar – (VIDEO)

Aksident me katër të lënduar – (VIDEO)

Dje  pas dite rreth orës 16.00, në rrugën regjionale Siriçinë – Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në Trebosh, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin janë aksidentuar dy vetura, një “ Suzuki Maruti” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 30-vjeçari me iniciale A.A nga Llërca, si dhe një tjetër veturë e tipit “ Seat” e drejtuar nga 24-vjeçari me iniciale B.F nga Orasha. Në këtë aksident katër bashkëudhëtarë të veturës së tipit “Suzuki Maruti” për pasojë kanë marrë lëndime trupore dhe me anë të një veture tjetër janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës.

Pas marrjes së ndihmës, janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Është kryer hetim i kompletuar dhe po vërtetohen të gjitha detajet që ndërlidhen me aksidentin në fjalë. Fillimisht si shkak mendohet që të jetë mos mbajtja e distancës së duhur. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *