Home / Kryesoret / Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen pesë makina

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen pesë makina

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përfshirë pesë automjete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ku frenimi i një automjeti ka sjellë edhe përplasjen në zinxhir të automjeteve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, por ngjarja ka sjellë bllokimin e autostradës në njërin krah.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave si dhe po punon për stabilizimin dhe rikthimin e normalitetit në lëvizjen e automjeteve, shkruan Opinion.al.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *