Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident në Reçicë të Vogël, lëndohen 3 persona – (VIDEO)

Aksident në Reçicë të Vogël, lëndohen 3 persona – (VIDEO)

Dje rreth orës 15.00, në rrugën “Lubotenska” në Reçicë të Vogël ka ndodhur një aksident ku janë aksidentuar dy vetura: Një veturë e tipit “Ford Mondeo” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 45-vjeçari me iniciale B.Z nga Reçica e Vogël, dhe një tjetër veturë e tipit “Polo” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari me iniciale B.A nga Tetova. Në këtë aksident gjegjësisht në këtë ndeshje dy vozitësit si dhe bashkëudhëtarja e veturës “Mondeo” 34-vjeçarja me iniciale M.Z si pasojë kanë marrë lëndime trupore, pas çka janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në vendin e ngjarjes është kryer hetim i kompletuar dhe po vërtetohet shkaku, dëmi material dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *