Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë: Makina shkel rëndë 10 vjeçarin nga Poroji (FOTO)

Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë: Makina shkel rëndë 10 vjeçarin nga Poroji (FOTO)

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën Tetovë – Jazhincë, ku mbeti i plagosur rëndë një 10 vjeçar.

Siç mëson portali TetovaSot nga vendi i ngjarjes, një makinë ka shkelur djaloshin 10 vjeçar i cili ka tentuar të kalojë rrugën.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe nga spitali për TetovaSot theksojnë se djaloshi ka marrë lëndime në kokë dhe se do të mbahet në spital për trajtim të mëtejshëm.

Ekipet e policisë janë në vend ngjarje dhe po kryejnë hetimin rreth aksidentit, dhe se trafiku zhvillohet në një korsi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *