Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidenti i frikshëm, kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën tragjikisht (Foto + Video)

Aksidenti i frikshëm, kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën tragjikisht (Foto + Video)

Është bërë publik emri i adoleshentit shqiptar që mbeti i vdekur disa ditë më parë në një aksident tragjik në Itali.

Viktima është Anxhelo Driza, 17-vjeç. Ai është një nga të rinjtë i cili ishte në bordin e makinës tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro (Piacenza) natën mes premtes dhe të shtunës (14 Prill), dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një banese.

Driza ndërroi jetë disa orë pas aksidentit në spitalin e Piacenza-s pas lëndimeve të marra, ndërsa tre të rinjtë e tjerë po mjekohen në spital (një në Piacenza dhe dy në Parma). Raportohet se ata janë në gjendje të rënë, por jashtë rrezikut për jetën.

Dje në Rivergaro, është mbajtur ceremonia e varrimit të Anxhelos. Njëqind njerëz kanë dashur ti jepnin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit në funeralin që u krye në varrezat e qytetit italian, sipas riteve islame.

Të gjithë shqiptarë

Të gjithë të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan portali lokal “Piacenza Sera”.

Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç ndërsa tjetri 20-vjeç.

Aksidenti

Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.

Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë.

Vetura u shkatërrua, ndërsa 4 të rinjtë mbetën të bllokua aty.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shqiptarët nga makina.

Hetimi

Nga testet e bëra ndaj drejtuesit të mjetit, del se ai nuk ishte as i dehur dhe as i droguar kur ndodhi aksidenti.

Në këtë pikë, shkaku i tragjedisë duket të gjendet te shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina. Sipas hetimeve të policisë, mjeti lëvizte me 130 km/h, një shpejtësi që e ka penduar drejtuesin që të ruajë kontrollin e veturës në kthesë./Syri

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *