Home / Lajme / Rajon / Aksidenti i tmerrshëm/ Kush është shqiptarja që humbi jetën teksa kthehej nga puna (Foto)

Aksidenti i tmerrshëm/ Kush është shqiptarja që humbi jetën teksa kthehej nga puna (Foto)

Viktima e një aksidenti të tmerrshëm që ndodhi në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në komunën e Paternos (Catania, Siçili) është Valeria Daci, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë se ajo punonte si pastiçiere në një lokal në Biancavilla. Punonjësit e lokalit ishin të fundit që e panë atë gjallë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:45 për shkak të përplasjes mes dy makinave, një “Ford Ka” dhe një “BMW”. Si pasojë, një 27-vjeçar italian është plagosur rëndë.
Mësohet se shqiptarja, e cila drejtonte makinën tip “Ford”, po shkonte për në Paterno, e për arsye ende të paqarta, në një kthesë, makina e shqiptares është përplasur fort kokë më kokë me BMW-në që lëvizte në drejtim të kundërt.

Përplasja thuhet se ka qenë aq e fortë sa “Ford”-i është shkatërruar.

Ndërsa viktima, ka fluturuar nga makina dhe është përplasur në asfalt.

Ata që kanë ofruar ndihmën e parë pas aksidentit kanë qenë shoferët që lëviznin në ato momente në rrugë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *