Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentohen dy fëmijë në rajonin e Tetovës – (VIDEO)

Aksidentohen dy fëmijë në rajonin e Tetovës – (VIDEO)

Dy fëmijë janë lënduar në fatkeqësi komuniakcioni që dje ndodhën në dy vende të ndryshme në rajonin e Tetovës, bëri të ditur policia e Tetovës. Rasti i parë ndodhi rreth orës 19:30 minuta të martën në rrugën lokale në fshatin e Tetovës, Rogle, transmeton Televizioni Koha.

 Automjeti “Opel Zafira” me targa gjermane i drejtuar nga E.Z. (43) nga Treboshi ka goditur këmbësorin 11-vjeçar nga Rogle. Këmbësori i lënduar me të njejtin automojet është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore është lëshuar për mjekim shtëpiak. Policia kreu ekspertizë në vendin e fatkeqësisë dhe sipas informatave të para shkaqet për të ishte shpejtësia e paadaptuar, përkatësisht vozitja e shpejtë.

 Fatkeqësia e dytë ndodhi tre orë më vonë në bulevardin “ilindeni” në Tetovë. Rreth orës 22:30 një fëmijë tre-vjeçar, këmbësor është goditur nga automjeti i llojit “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga tetovari F.I. (22). Edhe në këtë rast, fëmija me të njejtin automjet është dërguar në spitalin e Tetovës prej nga, pas ndihmës së ofruar të mjekëve është lëshuar në shtëpi. Sipas informatave të para ekspertiza policore, shkak për këtë fatkeqësi ishte kalimi i pakujdesshëm në rrugë nga ane e fëmijës.

Zëdhënsi i stacionit Policor në Tetovë Josifovski për Televizioninn Koha theksoi se periudhën e fundit janë shpeshtuar fatkeqësitë e komunikacionit me kënbësorë edhe krahas aktiviteteve të shumta preventive-kontrolluese të cilat edhe këtë vit vazhdimisht i ndërmerr Sektori për punë të brendshme Tetovë. Ai paralajmëroi se SPB Tetovë edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë me aktivitetet e planifikuara, në plan të parë të të cilave do të jenë këmbësorët dhe me organizim të leksioneve të ashtuquajtura të trafikut, në të cilat do të thirren kundërvajtësit e rendit në këtë kategori të pjesëmarrësve. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *