Home / Lajme / Aksidentohet rëndë avokati nga Gostivari, ishte me veturën e Ministrisë së Drejtësisë

Aksidentohet rëndë avokati nga Gostivari, ishte me veturën e Ministrisë së Drejtësisë

Mjekët u detyruan t’ia amputojnë dorën, ndërsa më pas, shkaku i lëndimeve të rënda, është transferuar në Klinikën e Shkupit.

Avokati nga Gostivari me inicialet A.D. sonte ka pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën lokale te fshati Kunovë i Gostivarit.

MPB njoftoi se rreth orës 20 ai me makinën BMW, pronë e Ministrisë së Drejtësisë, për arsye tash për tash të panjohura, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda, për ç’arsye mjekët nga spitali i Gostivarit janë detyruar t’ia amputojnë dorën e majtë. Pas kësaj, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai është transferuar në klinikat e Shkupit,

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *