Home / Kryesoret / Aktivistja e VMRO-së e punësuar në MPJ “kërcënon” me pushkë: “Përgatitje për ditët në vijim”

Aktivistja e VMRO-së e punësuar në MPJ “kërcënon” me pushkë: “Përgatitje për ditët në vijim”

Një nëpunëse e Ministrisë së Jashtme që është anëtare e VMRO-DPMNE-së në profilin e saj në facebook ka nxjerrë një foto me pushkë në dorë, ku shkruan porosinë “parapërgatitje për ditët në vijim”, shkruan portali Centarnews.

Sipas këtij portali bëhet fjalë për aktivisten e VMRO-DPMNE-së nga Shkupi, Viki.K, e cila është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ky portal e quan këtë patriote të rrejshme, e cila nuk guxon të përcjellë porosi të tilla urrejtëse, transmeton INA.

Dalja e saj vjen në kohën kur po pritet zgjedhja e Qeverisë dhe paralajmërimet e VMRO-DPMNE dhe protestuesve se nuk do të tolerojnë dhe do të reagojnë ashpër ndaj platformës së partive shqiptare siç e quajnë të Tiranës.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *