Home / Kryesoret / Aktivitete kushtuar ditës së shendetësisë – (VIDEO)

Aktivitete kushtuar ditës së shendetësisë – (VIDEO)

Dita botërore e shëndetësinë me një program modest tanimë tradicionalisht është shënuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn në Tetovë, pasiqë njërit 7 Prilli është edhe dita e patrionatit të kësaj shkolle. Për historikun e shkollës referat para të pranishmëve mbajti drejtoresha e kësaj shkolle Jehona Zaiti Xheladini.

Kryetarja e komunës së Tetovë Teuta Arifi pjesëmarrëse në këtë manifestim theksoi se shkolla e mesme medicinal “Nikolla Shtejn” ndër vite ka dhënë një kontribut të madh në plotësimin e kuadrit të spitaleve tona. Në fund drejtori i agjencisë për programe evropiane arsimore dhe mobilitet së bashku me kryetaren Teuta Arifi dhe drejtoreshën e shkollës Jehona Xheladini nxënësve dhe profesorëve të kësaj shkolle pjesëmarrës në projektin për mobilitet dhe shkëmbim eksperiencash të ERASMUS +, ju kanë ndarë çertifikatat ndërkombëtare për shkëmbim të përvojave praktike.

Në ndërkohë, nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë kanë vizituar repartin e pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës ku fëmijëve që ndodhen në këtë repart u kanë ndarë dhurata. Ata me vete kanë sjellur lojra të ndryshme të cilët me vetëiniciativë i kanë blerë dhe ua dhurojnë fëmijëve, duke treguar kështu humanitetin për pacientët por njëkohësisht edhe nxënësit e kësaj shkolle praktikën e kryejnë në këtë spital. Poashtu me rastin e ditës botërore të shëndetësisë që këtë vit i kushtohet depresionit grupi shkencor i fakultetit të shkencave mjekësore  pranë Universitetit të Tetovës ka oganizuar një tribunë shkencore me temë “Depresioni,  le të flasim” ku për temën në fjalë përpara studentëve dhe profesorëve të tjerë në ambientet e amfiteatrit të fakultetit të shkëncave mjekësorë ligjëratë ka mbajtur profesori amerikan Timothy Gaul dhe doktor Arben Taravari.

Për profesorin amerikan Timothy Gaul shkaqet rritjes së numrit të personave me depression janë nga më të ndryshmet duke filluar nga stresi, sëmundje të ndryshme të trurit, dhe çregullime të ndryshme hormonale.

 “Pasoja nga depresioni janë sëmundjet e tjera që paraqiten për pasojë, si për shembull diabeti ose sëmundje të ndryshme të zemrës, abuzimi me substanca narkotike dhe për fat të keq edhe vetëvrasjet, pasojat janë gjithashtu edhe ekonomike, për arsye se njerëzit që janë në depresion nuk punojnë, kjo ndikon negativisht në vet punëdhënësin e këtyre personave, ndikon edhe në familjet e tyre dhe në përgjithësi në vet shoqërinë ku ata jetojnë. Por a ekziston një kurr për shërimin e personave me depresion, ne kemi përmirësime në drejtim të shërimit të këtyre personave por fatkeqësisht vetëm 50 përqind prej tyre kanë pasur sukses ose kanë arritur që të shërohen . Fatkeqësisht depresioni është edhe njëra ndër shkaqet e rritjes së numrit të vetëvrasjeve , bashkë me zhvillimin teknologjik, modernizimin e një shteti rritet edhe numri i personave me stress dhe i personave që janë nën ndikim të depresionit, dhe kjo padyshim që njerëzit i shtyn edhe drejt vetëvrasjes”, tha Gaul, transmeton Televizioni Koha.

Sipas mjekut Arben Taravari një ndër shkaktarët kryesorë të depresionit, dhe përdorimit të medikamenteve antidepresiv është pasiguria, mungesa e sigurisë sociale, institucionale ndikon që vet njerëzit të humbasin besimin në vet shoqërinë ku jetojnë, dhe të gjitha këto janë shkaqet arsyet kryesore për paraqitjen e stresit dhe depresionit.

Në Tetovë kryesisht në institucionet shëndetësore janë mbajtur shumë aktivitetet me rastin e ditës botërore të shëndetësisë, por vizita zyrtare për këtë ditë nuk janë shënuar në Spitalin Klinik të Tetovës. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *