Home / Kryesoret / Akuza Selës dhe Zeqirit nga VMRO-DPMNE-ja

Akuza Selës dhe Zeqirit nga VMRO-DPMNE-ja

Partia e Gruevsit VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuzat e saj kundër deklaratës së partive shqiptare dhe shtrembërimin e saj.

Në qendër të akuzave, kjo parti kësaj rradhe ka pasur kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Selën, por nuk ka kursyer edhe deputetin shqiptar nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekirin.

Për Selën, VMRO thekson se LSDM dhe lideri i saj Zaev po heshtë për fyerjet dhe qëndrimet antimaqedonase të Edi Ramës, Ditmir Bushatit dhe Ziadin Selës.

“Krimineli Zaev po heshtoë dhe shpreson në Qeverinë që varet nga radikali Sela, për të cilin maqedonasit nuk ekzistojnë”, thekson komunikata e VMRO-DPMNE. Ndërsa më tej për deputetin e LSDM Zekiri theksohet se ai ka dëshmuar se është pranuar platforma e Tiranës nga ana e partisë së tyre.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *