Home / Lajme / Botë / Aleatët e regjimit sirian kërcënojnë me luftë të gjithë botën edhe Shqiptarët

Aleatët e regjimit sirian kërcënojnë me luftë të gjithë botën edhe Shqiptarët

Aleatët e regjimit sirian kërcënuan sot me kundërpërgjigje ndaj atyre që në të ardhmen do të sulmojnë Sirinë, pas sulmeve amerikane të premten kundër një baze ajrore të ushtrisë në pjesën qendrore të vendit.“Agresioni kundër Sirisë i tejkalon linjat e kuqe.
Tashmë ne do të reagojmë ashpër ndaj çdo agresioni kundër Sirisë dhe çdo shkeljeje të linjave të kuqe nga ana e kujdo”, konfirmoi në një komuniaktë dhoma e opercionit të përbashkët që ndodhet në Siri dhe grupon Rusinë, Iranin dhe forcat aleate të Hezbollahut libanez.“SHBA-ja i njeh shumë mirë kapacitetet tona për të reaguar”, shton komunikata e publikuar nga faqja në internet e al-Watan, e përditshme pranë pushtetit.

Uashingtoni goditi për herë të parë që prej fillimit të krizës siriane në mars 2011 një pozicion të ushtrisë siriane si kundërpëgjigje për sulmin kimik të dyshuar që shkaktoi të paktën 87 të vdekur, dhjetëra prej të cilëve fëmijë në lokalitetin rebel të Khan Cheikhoun.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *