Home / Lajme / Rajon / Alpinistët kosovarë u takuan në Everest me alpinistin e njohur që vdiq sot nga mungesa e oksigjenit

Alpinistët kosovarë u takuan në Everest me alpinistin e njohur që vdiq sot nga mungesa e oksigjenit

Alpinistët kosovarë që u nisën për në Everest, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, ishin takuar më 26 prill me alpinistin e njohur zviceran në Everest, Ueli Steck që vdiq sot gjatë ngjitjes në këtë mal gjigant

Mula, më 26 prill kishte postuar në Facebook një fotografi me alpinistin zviceran Ueli Steck, i cili vdiq sot gjatë përpjekjes për t’u ngjitur, në një zonë në të cilën ka munguar oksigjeni. Lajmin për vdekjen e tij po qarkullon nëpër të gjitha mediat e botës, shkruan Gazeta Express.

“Ueli Steck pershendet Commando Cross Fit Group – Germia555. Plani i tij eshte te arrij Everest dhe Lhotse te njejten kohe. Lhotse eshte krah Everestit dhe ti besh dyjat te njejten kohe pasi jane ne zone te vdekjes eshte sfide shume e madhe”, ka shkruar Mula në status, më 26 prill, kështu duke ia bashkangjitur shkrimit edhe një fotografi me Steck.

“Ishte kureshtar prej nga jemi dhe per Kosoven ishte i lumtur qe na takoj këtu”, ka shkruar alpinistja nga Kosova e cila tashmë gjendet në Everest.

Trupi i Ueli Steck është tërhequr me ndihmën e helikopterit dhe është nisur për në Kathmandu.

Ueli Steck pershendet Commando Cross Fit Group – Germia555
Plani i tij eshte te arrij Everest dhe Lhotse te njejten kohe. Lhotse eshte krah Everestit dhe ti besh dyjat te njejten kohe pasi jane ne zone te vdekjes eshte sfide shume e madhe.
Ishte kureshtar prej nga jemi dhe per Kosoven ishte i lumtur qe na takoj ketu.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *