Home / Kryesoret / Alt’hauzer: Parlamenti të jetë operativ dhe të zgjedhë qeveri

Alt’hauzer: Parlamenti të jetë operativ dhe të zgjedhë qeveri

Zgjidhja për krizën politike në Maqedoni është në tryezë. Nevojitet vullnet politik që ajo të zbatohet, Parlamenti të jetë operativ, të organizohet vetë, të zgjedh kryetari, e pastaj të zgjidhet edhe qeveria e cila do të mund të veprojë. Kjo është radhitja, jo vetëm për të mirën e politikës, por edhe për të mirën e të gjithëve, ekonominë, shoqërinë, qytetarët.

Këtë e theksoi ambasadorja gjermane Kristine Alt’hauzer në konferencën e sotme për shtyp në të cilën Shoqata ekonomike Maqedoni-Gjermani i prezantoi rezultatet e punës në vitin e kaluar.

Ajo konsideron se duhet sa më shpejt të zgjedhet kryetari i Kuvendit, dhe siç theksoi, është e bindur se kjo do të ndodh.

Sipas Alt’hauzer, zgjidhja e krizës në raport me ekonominë është e vonuar.

Duke u përqendruar në rezultatet e investitorëve gjermanë në vend që janë komunikuar, theksoi se tingëllojnë në mënyrë paradoksale, por e pasqyrojnë fleksibilitetin e Maqedonisë dhe aftësinë e saj që të përballet me krizën politike

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *