Home / Kryesoret / Ambasadat e SHBA-ve parlajmërojnë qytetarët – (VIDEO)

Ambasadat e SHBA-ve parlajmërojnë qytetarët – (VIDEO)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka kërkuar nga shtetasit amerikan që janë në Maqedoni, të kenë kujdes të veçantë gjatë festave fetare këtë fundjavë, duke e vënë theksin tek evenimentet e mëdha publike.

“Terroristët në rajon edhe më herët kanë dashur që të sulmojnë objektiva siç janë kishat apo vendet tjera të adhurimit, lokacionet e frekuentuara, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja në aspekt të sigurisë, qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, duke përfshirë evenimentet lokale dhe ndiqni lajmet lokale për përditësimet. Mbani një nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup, transmeton Televizioni Koha.

Në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane, u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë që në rast të një sulmi terrorist në qytetin ku ndodhen, të ndjekin hapa të posaçëm siç janë: të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve dhe të shërbimeve emergjente, të ndjekin informatat për siguri, të ofruara nga ana e ambasadës, si dhe të kontaktojnë ambasadën.Njoftim të ngjashëm ka bërë edhe ambasada amerikane në Shqipëri dhe  Kosovë Në komunikatën e ambasadës së SHBA-së, thuhet se terroristët në rajon, kanë kërkuar edhe më herët që të sulmojnë kisha apo vende festash, ndaj qytetarët amerikanë duhet të rishikojnë planet personale të sigurisë.

Mbani nivel të lartë vigjilence dhe ndërmerrni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj, gjatë festës së Pashkëve”, thuhet në apelin e ambasadës amerikane, për qytetarët e saj, transmeton Televizioni Koha.

Kjo thirrje vjen dy ditë para festës së Pashkëve dhe ambasada paralajmëron qytetarët e saj, për sulme të mundëshme terroriste. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *