Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori amerikan në Shkup: Maqedonia është e bukur, por po ngulfatet në bërllok

Ambasadori amerikan në Shkup: Maqedonia është e bukur, por po ngulfatet në bërllok

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, e prezantoi në Shkup premierën e filmit aventuresk dokumentar me titull “Oqeani nga Plastika”, tema e të cilit është ndotja enorme e oqeaneve me mbeturina të plastikës dhe sa është e dëmshme plastika për jetën në ujë, e që është incizuar në 20 lokacione në botë. Me këtë rast Bejli tha se nuk do të flasë për politikë por për ambientin jetësor.

Bejli tha se në këtë film mund të vërehen shumë mënyra për menaxhim të mbeturinavetë plastikës, por tregoi edhe një përvojë të tij që i ka ndodhur në Maqedoni, lidhur me problemin për grumbullim të bërllokut, transmeton Gazeta Lajm.

“Dolëm për alpinizëm në parkun nacional Mavrovë. Vërejtëm natyrën e bukur, gjelbërimin tepër të bukur, por për fat të keq edhe një grumbull bërlloku. Si duket dikush ka qenë në piknik dhe e ka lënë krejt bërllokun pas vetit. Unë dhe truproja e grumbulluam këtë bërllok. Çka mendoni, sa kohë do i nevojitej  që të dekompozohet?”, pyeti Bejli. Theksoi se shpreson që nga ky film, të gjithë do të mësojnë se duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kujdesemi për mjedisin jetësor.

“Gjithçka fillon nga ju. Ju jeni ata që sjellin vendimet. Shpresoj se nga ky film të gjithë do të mësojmë se duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet ta mbrojmë mjedisin jetësor”, tha ambasadori amerikan.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *