Home / Kryesoret / Ambasadori i Kosovës pagoi 75 euro për t’u dukur pak më i bukur në foto (DOKUMENT)

Ambasadori i Kosovës pagoi 75 euro për t’u dukur pak më i bukur në foto (DOKUMENT)

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu ka shpenzuar 75  euro nga buxheti i Kosovës për dizajnimin e fotografisë e cila gjendet në faqen e Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Portali Periskopi posedon dokumentin e arsyetuar të Ambasadës drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, po ashtu edhe faturën.

Ky skandal kishte ndodhur më 29 mars të vitit 2013.

Jo të pakëta janë rastet kur zyrtarë të lartë shtetërorë manipulojnë në këtë formë me paratë nga buxheti i shtetit, pasi vazhdimisht raportohet për keqpërdorime të tyre në dreka, darka apo edhe shpenzime të tjera personale./Periskopi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *