Home / Kryesoret / Ameti: Jugohrom pa filtra nuk mund të punojë – (VIDEO)

Ameti: Jugohrom pa filtra nuk mund të punojë – (VIDEO)

Ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti thotë se do të ngel në qëndrimin e tij se nuk do të lejojë hapjen e fabrikës Jugohrom pa vendosur filtra. Ai nënvizoi se pas mbylljes së këtij kombinati qytetarët e Tetovës kanë patur ajër dukshëm më të pastër dhe gjithnjë do të respektohen ligjet dhe kushtetuta dhe nuk do të ketë ndryshim të vendimit, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe, ditë më parë kombinati Jugohrom ndërpreu procesin e vendosjes së filtrave duke kërkuar që paralelisht me këtë proces të fillojë me punë edhe fabrika me arsyetimin se gjatë verës niveli i ndotjes është më i ulët dhe kjo të vazhdojë deri në muajin tetor. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *