Home / Lajme / Maqedoni / Amir Shabani: Lëvizja pa Besë

Amir Shabani: Lëvizja pa Besë

Amir Shabani

Fill pas krijimit të kësaj lëvizje të turpit, kishim paralajmëruar se kjo parti ishte prodhim i vmro-së në bashkëpunim me qendra të huaja me orientim lindor për të zëvëndësuar rolin e atij tjetrit, i cili i thoshte vmro-s: DO SMËRT SO TEBE.

Se sa të pa besë jeni ju, shqiptarët patën rastin të vërtetohen edhe gjatë qendrimeve tuaja publike rreth Deklaratës Shqiptare, e cila kishte dhe ka për tendencë unifikimin e faktorit politik shqiptarë në vend, por që ju e pamundësuat. Kuptohet, shefat tuaj ju kishin porositur.

Me ngjarjet e fundit në Parlament ju vetemse e betonuat ate që e thonim ne në vazhdimësi. Ikja juaj nga Parlamenti, si dhe mosvotimi i kandidatit të parë shqiptarë për Kryetar Parlamenti në historinë e shtetit tonë, dëshmon më së miri se sa të PA BESË jeni.

E ajo çka dua të them, me theks të veçantë, është se shqiptarët akoma më shumë në vijim do të binden se këta të PA BESË sa do të dëmtojnë proceset shqiptare në vend, por se kurrë nuk do t’ia arrijnë qellimit, ngase deshira dhe forca e tyre për të dëmtuar, është shumë e vogël në krahasim me vullnetin e zjarrtë te popullit shqiptarë për të realizuar qëllimin tonë final.

P.S Besa është virtyt i shenjtë tek shqiptarët, mos e njëllosni o të PA BESË.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *