Home / Lajme / Maqedoni / Analistët: Ivanov konfirmoi se Deklarata e partive shqiptare është alibi për OBRM-PDUKM-në

Analistët: Ivanov konfirmoi se Deklarata e partive shqiptare është alibi për OBRM-PDUKM-në

Deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov se një telefonatë në momentin e fundit e ka prishur marrëveshjen për koalicion mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, ka dëshmuar se partia e Gruevskit e shfrytëzon deklaratën e partive shqiptare si alibi për të mbajtur pushtetin. Kështu vlerësojnë për TV Shenja analistët politik Ismet Ramadani dhe Todor Pendarov, sipas të cilëve shfaqjet publike të presidentit Ivanov po e ndërlikojnë gjithnjë e më tepër krizën politike në vend.

“Të gjitha ata spekulime sikur i konfirmojë dekarata e fundit e Ivanovit, kur përmendi telefonata të cilat kanë qenë vendimtare për ta penguar BDI-në që të formojë qeverinë me OBRM-PDUKM-në, dhe nëse është kështu është një çështje shumë e dhimbshme, shumë e keqe për shqiptarët, që në një subjekt politik të bashkëqeverisë ose të tentojë të bashkëqeverisë edhe më tutje me një OBRM-PDUKM të Gruevskit”, deklaroi Ismet Ramadani.

Ndërsa, analisti Todor Pendarov, vlerëson se deklarata e tillë e Ivanovit është një hap para drejt shkatërrimit të legjitimitetit të tij. Pendarov madje thotë se deklarata e Ivanovit që një bisedë telefonike ka prishur marrëveshjen, hapë shumë dilema dhe spekulime por i ngulë thikë pas shpine edhe Gruevskit

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *