Home / Lajme / Rajon / Analistët: Protestat të orkestruara dhe të dirigjuara nga VMRO-DPMNE-ja

Analistët: Protestat të orkestruara dhe të dirigjuara nga VMRO-DPMNE-ja

Ariza politike në Maqedoni po duket se nuk ka rrugëdalje nga pozicionet e partive politike që duken të palëkundura që nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, trasmeton Gazeta Express.

Në mënyrë paralele me këtë tani për dy muaj me resht po zhvillohen edhe protesta jo vetëm në Shkup, por edhe në shumë qytete tjera nga iniciative “Për Maqedoni të përbashkët”.

Derisa njohësit e çështjeve politike thonë se ata janë të orkestruar dhe të dirigjuara nga vetë VMRO-ja, duke i nxitur madje edhe në incidente varësisht zhvillimeve politike të mëtejme.

Albert Musliu për REL thotë se pjesë ma e madhe e protestuesve janë njerëz me vështirësi financiare, andaj edhe dalin në protestë me shpresë se mund të përfitojnë diçka. Ndërsa, një numër tjetër janë punonjës të administratës që pa vullnetin e tyre, detyrohen të dalin në rrugë.

“Edhe pse në qëndrimet e tyre publike thoshin se nuk janë lëvizje politike, por mbrëmë përfundimisht e vërtetuan se nuk janë asgjë tjetër pos një dorë e zgjatur e VMRO DPMNE-së”, thotë Musliu

Sa i përket krizës politike apo pozicioneve të partive politike, Musliu konsideron se shumica e re parlamentare duhet të ndërmarrë hapa konkretë në konsolidimin e institucioneve pasi çdo ditë e humbur shkon në favor të VMRO-së.

“Nuk mund të ketë më justifikime, pavarësisht cilat i përdorim. Ato duhet të marrin hapin e duhur, të tregojnë vendosmëri më të madhe dhe të realizojnë atë për të cilën edhe e kanë marrë votën nga qytetarët më 11 dhjetor”, vlerëson Musliu.

Formimi i institucioneve të reja është kërkuar në vazhdimësi edhe nga bashkësia ndërkombëtare, por pavarësisht kësaj, presideni Ivanov sërish ka përsëritur qëndrimin se nuk do të lejojë formimin e qeverisë së re dhe se çdo nismë të opozitës për zgjedhjen e organeve të reja, do ta llogarisë si shkelje të dhunshme të Kushtetutës dhe autorët e një akti të tillë, sipas tij, do të japin llogari para organeve të drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *