Home / Kryesoret / Analistët skeptik për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Analistët skeptik për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Analistët nuk presin zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit nga shumica parlamentare.

Sipas analistit Agim Jonuz, politikanët kanë sjellje jo-serioze dhe e nënçmojnë problemin me të cilin ballafaqohet shteti.

Një shtet që e udhëheq një asamble e tillë politike, e cila me pesë ditët jo-pune tregon jo seriozitet në situatë ku nuk kemi as paqe e as luftë, dëshmon se fare nuk është e rëndësishme se a do të vazhdoj seanca konstituive ose jo. Me keqardhje të madhe dhe pa keqkuptim them se i tërë establishmenti politik më shumë ka sjellje të një bishtaje të thjeshtë e se sa të politikanit serioz – deklaroi analisti Agim Jonuz.

Xhelal Neziri vlerëson se java e ardhshme duhet të jetë vendimtare dhe LSDM-ja duhet të tregohet me e guximshme për të realizuar dëshirën e shumicës së qytetarëve, në të kundërtën gjithçka do të përfundoj ashtu siç dëshiron NikollaGruevski.

Java që vjen do të tregoj nëse LSDM si parti kryesore që përbën atë shumicë, por edhe partitë shqiptare e kanë me të vërtetë qëllimin dhe tendencën për të krijuar këto institucione komfort vullnetit të shumicës së qytetarëve, apo thjesht janë duke dashur të parakalojnë në një skenë teatri, vetëm që të arrihet fundi i cili parapëlqehet nga VMRO  DPMNE-ja e që nënkupton një lloj qeverie të zgjeruar një lloj amnistie për aktivitetet kriminale dhe korruptive të tyre – deklaroi analist tjetër Xhelal Neziri.

Sipas analistëve pas shumicës parlamentare qëndron legjitimiteti i popullit dhe nuk është patjetër që zgjedhjen e krye parlamentarit dhe formimin e qeverisë shumica ta bëjë në ndërtesën e Kuvendit. Puna e Kuvendit ka ngecur në pikën për verifikimin e mandateve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Deputetët e VMRO DPMNE-së diskutojnë për refuzimin e deklaratës së partive shqiptare, ndërsa partia e Zaevit kërkon që debati të kalojë në pikën e radhës dhe të zgjidhet krye parlamentari, diçka që u refuzua nga kryesuesi Trajko Veljanovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *