Home / Sport / Ancelotti: Rikthimi i vështirë, por besoj në skuadrën time

Ancelotti: Rikthimi i vështirë, por besoj në skuadrën time

Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit me Real Madridin.

Bayern Munich do të udhëtoj drejt Madridit për tu përballur me Realin në Santiago Bernabeu, në ndeshjen që kërkon lavdinë dhe kualifikimin pas humbjes në Allianz Arena me rezultat 2-1.

Megjithatë, trajneri i Bayernit, Ancelotti ka theksuar se skuadra e tij duhet të bëj një ndeshje perfekte për të kërkuar kalimin në gjysmëfinale.

“Kam kujtime të mrekullueshme nga koha ime në Madrid”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për shtyp.

“Ne nuk jemi favorit pas humbjes në Munich. Kemi nevojë për një paraqitje fantastike nesër për t’i ndryshuar gjërat”.

“Duhet të bëjmë një ndeshje perfekte, me guxim, forcë dhe cilësi. Besoj në skuadrën e time”.

“Lewandowski është i gatshëm që të luajë nesër. Sa i përket Boateng dhe Hummels, ende nuk dihet por që të dy mund të luajnë”, përfundoi trajneri italian.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *