Home / Showbiz / Angelina do blejë shtëpi 25 milionë dollarëshe

Angelina do blejë shtëpi 25 milionë dollarëshe

Angelina Jolie dëshiron të blejë një shtëpi në zonën e vjetër në Los Feliz, një lagje e këndshme në Los Angeles dhe i ka vendosur syrin një vile e cila kushton 25 milion dollarë.

Shtëpia është e rrethuar më gjelbërim dhe ndodhet në kodrat e Hollywood, afër teatrit Griffith ku janë luajtur edhe disa nga skenat më kryesore të filmit La La Land.

Shtëpia është ndërtuar në vitin 1913 dhe është e restauruar plotësisht. Ajo i përkiste drejtorit Cecile DeMille deri në momentin që ai vdiq në vitin 1959.

Sipas burimeve të New York Post , Angelina Jolie do të donte që ajo të bëhej shtëpia e saj e re, edhe nëse vazhdon të udhëtojë në botë me fëmijët e saj për qëllime humanitare.

Ajo ka jetuar në Malibu pas ndarjes me Brad Pitt në shtator dhe ka vendosur rikthehet për të jetuar në Los Angeles, pasi ajo mendon se gjashtë fëmijët e saj kanë nevojë të jetojnë afër ish-burrit të saj.

Pas divorcit me Brad Pitt, ato kanë vendosur që të shesin shumë prona të cilat i kanë pasur të përbashkëta përfshirë dhe kështjellën Chateau Miraval në jug të Francës, si edhe vilën në New Orleans.

Shtëpia ndodhet afër vilës ku ka jetuar jetuar me Brad Pitt. Nuk është hera e parë që Angelina ka vendosur të jetojë në këtë zonë, pasi në vitin 2004 Brad Pitt ka blerë për 17 milion dollar dhe më pas bleu edhe katër shtëpitë ngjitur për të akomoduar familjen e tij. Një vilë e rrethuar me gjelbërim, pesë dhoma gjumi, pesë banjo, pishinë dhe park, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *