Home / Kryesoret / Angelov i kërkon VMRO-DPMNE-së që të del nga qeveria me BDI (VIDEO)

Angelov i kërkon VMRO-DPMNE-së që të del nga qeveria me BDI (VIDEO)

Stojanche Angelov në konferencë për shtyp u ka bërë thirrje VMRO-DPMNE të dalin nga qeveria në të cilën ata ulen me BDI, partia që është bartëse e platformës shqiptare.

Angelov u ka bërë thirrje edhe protestuesve “Për Maqedoni të përbashkët” për të kryer presion mbi ministrat e VMRO-DPMNE të cilët ende koalicojnë me partinë e cila siç e quajnë ata dëshiron të federalizojë Maqedoninë.

“Nikolla Gruevski theksoi se Maqedonia është e sulmuar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur. Sipas tij, sulmi është bërë nga e ashtuquajtura platforma shqiptare që kërcënon sovranitetin e Maqedonisë dhe paraqet një rrezik për federalizim”, theksoi Angelovi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *