Home / Lajme / Botë / Anija gjigante e turpit të “Pama Papers” një burg

Anija gjigante e turpit të “Pama Papers” një burg

Një grup arkitektësh kanë projektuar një anije gjigante, jo për të pasurit, por për të burgosurit.

Projektuesi ka hartuar planin për një varkë gjigante që mund të mbajë plot 3 300 persona.

Hartuesit thonë se anija është projektuar të jetë një burg për ata që fshehin të ardhurat e tyre në Panama Papers.

Vitin e kaluar, 11 milionë dokumente financiare të quajtur “Panama Papers” u zbuluan nga një firmë ligjore në Panama.

Dokumentet e rrjedhura tregojnë se si të pasurit në botë përdorin parajsat fiskale për të fshehur të ardhurat e tyre.

Tanimë, dizajnuesit kanë krijuar vepra konceptuale të quajtur ‘Panama Papers Jail’ (PPJ). Çdo vela është 350-metra e gjatë dhe 100 metra e lartë.

Çdo qeli do të jetë nëntë metra katror.

“Burgu i Panamasë është një burg i bërë me qeli letre”, thanë projektuesit Axel de Stampa, Sylvain Macaux dhe Guillaume Devaux, nga Ecole d’Architecture de Paris-Belleville.

“Burgu është ndërtuar në një anije mallrash të vendosur në ujërat ndërkombëtare me të cilat përballet Panama City. Dizajni i saj i kundërvihet dy varkave kolosale të burgut’, një për burrat dhe një për gratë. PPJ funksionon në mënyrë autonome” shtuan ata.

“Kuadrati i sipërm është dedikuar për bujqësinë”, shtuan ata.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *