Home / Kryesoret / ANKETË: Kush i beson PSP, shqiptarët apo maqedonasit

ANKETË: Kush i beson PSP, shqiptarët apo maqedonasit

Thuajse dy e treta e të anketuarve janë përgjigjur se Maqedonia lëvizë në drejtim të gabuar, ndërkaq vetëm 8% mendojnë se vendi lëvizë në drejtimin e duhur.

Kështu janë përgjigjur qytetarët ndaj anketës së Institutit Kombëtar Demokratik, i realizuar dhe financuar nga USAID-i. Kjo është seria e parë nga tre anketat e përpunuara në mars të këtij viti.

Sipas rezultateve, kryetari Ivanov është më i besueshëm te bashkësia etnike e maqedonasve, kurse më pak i besueshëm te shqiptarët. Prokuroria Speciale Publike është gëzon besim të madh te shqiptarët, dhe është institucioni i dytë më i besueshëm te maqedonasit.

Gjykatat dhe Prokuroria Publike janë institucionet më pak të besueshme në Maqedoni. 60% e qytetarëve mendojn se duhet të vazhdohet mandati i PSP-së.

51% e qytetarëve mendojnë se LSDM-ja dhe partnerët e saj të koalicionit kanë të drejtë që të udhëheqin qeverinë, 40% mendojnë se një qeveri pa mandatin e Ivanovit, është legjitime.

8 nga 10 qytetarët e Maqedonisë nuk e kanë lexuar Deklaratën politike shqiptare. 41% e shqiptarëve mendojnë se BE-ja ndihmon interesat kombëtare të Maqedonisë, kurse 15.4% e maqedonasve dhe grupeve tjera kanë këtë mendim.

18.2% e shqiptarëve në Maqedoni mendojnë se SHBA-ja ndihmon interesat kombëtare të Maqedonisë, si edhe vetëm 6.9% e maqedonasve kanë të njëjtin mendim.

10.5% e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se Rusia ndihmon në interesat kombëtare të Maqedonisë, por kur të hiqen shqiptarët, atëherë kjo përqindje bie në 8%, pasi që shqiparët nuk mendojnë se Rusia ndihmon në këtë drejtim. Anketën e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *