Home / Lajme / Maqedoni / Ankohet LPM-ja, nuk i japin leje të vendosë tenda para institucioneve në Shkup

Ankohet LPM-ja, nuk i japin leje të vendosë tenda para institucioneve në Shkup

Lëvizja Popullore për Maqedoni (LPM) dënon qasjen, siç thonë, të qëllimshme dhe përzgjedhëse të organeve përgjegjëse të Bashkisë së Shkupit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi që nuk i japin kësaj partie leje që të ngritë tenda para institucioneve,

Sipas kësaj partie, nëse Bashkia dhe MPB-ja u dhanë leje LSDM-së dhe OBRM-së të vendosin tenda, atëherë nuk shohin pengesë që një leje e ngjashme t’i jepet edhe kësaj partie.

Më herët, LPM-ja paralajmëroi rol më aktiv për të kundërshtuar Deklaratën Politike Shqiptare dhe votimin e Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *