Home / Lajme / Maqedoni / Ansambli i këngëve dhe valleve “SHKUPI”, fitues i disa çmimeve kulturore në Radovish

Ansambli i këngëve dhe valleve “SHKUPI”, fitues i disa çmimeve kulturore në Radovish

Ansambli i këngëve dhe valleve “SHKUPI” është hapur nga nje grup koreografësh me eksperiencë dhe përvojë shumë vjeçare dhe veprojnë në rethinën e Shkupit,

Ata ishin të ftuar në festivalin ndërkombëtarë që u mbajtë në Radovish, më datë 17.04.2017 ku nën konkurrencë të shumë ansambleve vendore dhe nga shtetet ballkanike edhe europiane, arritën të korrin sukses duke u kthyer me 3 medalje dhe çmime të vlefshme.

Në këtë festival ata arritën ta rëmbejnë çmimin për valltare më të mirë të festivalit që e fitoi voglushja 5 vjeçare, Lijana Murtezani, Çmim tjetër i fituar ishte ai për valltarë më të mirë të festivalit, që i takoi Mesud Kadriut, si dhe çmimi kryesorë ”Koreografi më e mirë e gjithë festivalit”.

Ky ansambël është formuar nga Muhadin Murtezani, kryetar, koreografët Adem Murtezani, Liman Ibraimi, Zurap Murtezani dhe Belkisa Asani.

Nga ky ansambël deklarojnë se në vazhdimsi janë duke punuar në kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare në vend dhe jashta vendit, duke premtuar se sukseset dhe çmimet do të vijojnë në vazhdimsi me punë dhe cilësi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *